Nuk kanë fund vetëflijimet! 34-vjeçarja hidhet nga kati i 12-të i hotelit në mes të Tiranës

Dead woman lying on the floor under white cloth with focus on hand

Në ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur dy ditë më parë në kryeqytet, por që nuk është njoftuar nga policia për mediat.

Një 34-vjeçare me inicialet G.V është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

Ajo është gjetur e gjakosur në shkallët e emergjencës së këtij hoteli, emri i të cilit nuk është bërë me dije.

Policia raporton se gruaja që ndërmori aktin ekstrem për jetën, vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë

Tiranë

Në lidhje me ngjarjen, ku më datë 14.11.2019, u gjet një shtetase e pajetë në shkallët e emergjencës së një hoteli në Tiranë, nga veprimet të kryera nga grupi hetimor si dhe kqyrja e pamjeve filmike rezultoi se:

Turpi i pajetë i përkiste shtetases G. V.,34 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila vuante nga probleme të shëndetit mendor, ku në kushte të rënduara psikologjike është vetëhedhur nga kati i 12-të i shkallëve të emergjencës të hotelit, për pasojë ka ndërruar jetë.

Materialet u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme.